Sunday, November 1, 2009

Vdiqe në rini

Për ty vajtuam
Se vdiqe në rini,
Për ty lotuam
Se kishe atë pafajshmëri
Që nuk e kishte asnjë njeri.

Pra, me pak fjalë,
Ti ishe ai njeri
Që s'gaboje
Dhe as lëndoje;
Jetën e fëmijëve të tu
Mundoheshe të siguroje.

Por, mos u mërzit,
Edhe pse ke vdekur
Vendi yt në zemrat tona
Përgjithmonë ka mbetur.

Jana Myderizi

No comments:

Post a Comment