Saturday, November 7, 2009

Engjëlli im

O engjëlli im,
Ti nga lart më mbron
Dhe në çdo moment
Rrugën e drejtë më tregon
Që në jetë të mos gaboj
Dhe në çdo rast veten time të tregoj
Që ty të të krenoj.

O engjëlli im mbrojtës,
Këtë poezi ty ta dedikoj,
Sepse në çdo moment të ditës
Vetëm për ty mendoj,
Se si të të gëzoj
Dhe se sa më shumë të të krenoj…

O engjëlli im… të dua përjetë…

Jana Myderizi

Wednesday, November 4, 2009

Çamëri, moj zonjë e bukur

Poete s'jam, as rimë nuk di,
Por zemrën e kam gjithmonë tek ty.
Çamëri, moj zonjë e bukur,
Mos ma mbaj kokën të strukur,
Ngrije lart se nuk ke vdekur,
Djemtë e tu ende s'janë tretur.
Nëpër botë kudo jetojnë
Veten me ty e krenojnë,
Për ty e mbajnë shpirtin gjallë,
Çamëri të kanë në ballë.

Jana Myderizi